Denoncova korrupsionin u shpërbleva me rrogë 11 muaj pa punu

09.12.2015 19:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Denoncova korrupsionin u shpërbleva me rrogë 11 muaj pa punu

Sot, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ish- menaxheri i pezulluar i prodhimit të dokumenteve në Ministrinë për Punë të Brendshme, Besnik Berisha, përmes një mesazhi dërguar në redaksinë e Koha.net ka thënë se gjatë 11 muajve sa ka qenë i pezulluar, ai ka marrë pagë, siç ka shkruar ai, pa punuar fare.
“Siç jeni në dijeni, në fillim të këtij viti publikisht pata denoncuar rastet korruptive në MPB:

– Ndërrimin dhe përshtatjen e specifikave teknike për prodhimin e pasaportave biometrike

– Ndërrimin e pajisjeve për personalizimin e pasaportave

– Ndërrimin e aparaturave nëpër të gjitha komunat për marrjen e të dhënave biometrike

– Shkatërrimin e mijëra pasaportave dhe letërnjoftimeve biometrike

– Furnizimin e panevojshëm me pasaporta e letërnjoftime ‘blanko’

– Vendosjen e mbiemrit Hoxha në letërnjoftimet specien, etj”, shkruan Berisha.

Berisha ka thënë se si pasojë e këtyre keqpërdorimeve buxheti i Kosovës është dëmtuar me miliona euro, derisa për denoncimet që ai i ka bërë thotë se është shpërblyer nga ministri i MPB-së, Skënder Hyseni me pezullim nga puna

Ky është sinjal negativ për të gjithë ata që i denoncojnë keqpërdorimet.

“Qe 11 muaj po marr pagë pa punuar fare. Tre muajt e parë 100 për qind të pagës, dhe tetë muajt e fundit 50 për qind të pagës. Më duket se nuk mbeti askush imun ndaj korrupsionit, qe 11 muaj jam i “korruptuar”, marr para nga shteti pa punuar!”, ka shkruar ndër të tjera Berisha.

Berisha ishte pezulluar nga më 9 shkurt, 2015, menjëherë pasi kishte denoncuar keqpërdorimet në ministrinë ku ai punonte.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës