Dënohet me vdekje infermierja që vrau kolegun që e shantazhonte për seks

16.11.2020 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Dënohet me vdekje infermierja që vrau kolegun që e shantazhonte për seks

25-vjeçarja Li Fengping kreu hakmarrjen e saj për shantazhin seksual duke vrarë shefin e duke gatuar pjesë trupore të tij, të cilat policia i gjeti të hedhura në tualet në Julin, në jug të Kinës.

Infermierja është dënuar me vdekje për vrasjen dhe gjymtimin e trupit të zëvendës kreut të ortopedisë Luo Yuanjian, me të cilin ishte përfshirë në një marrëdhënie seksuale në spitalin ku punonin, raportonin mediat vendase.

Fengping ishte në borxh ndaj kolegut të saj prej një varësie ndaj bixhozit, dhe detyrohej ta paguante me seks “nganjëherë tre herë në javë”, sipas raportimeve.

Disa pamje të rënda, të marra nga zona e banimit të Fengping tregonin momentin kur autoritetet dilnin nga shtëpia e infermieres me një barelë të mbuluar, ku besohej se ishte trupi gjymtuar i doktorit.

Fengping ishte hakmarrë ndaj kreditorit të saj duke e vrarë e duke gatuar pjesë të trupit të tij, të cilat kishte tentuar t’i zhdukte duke i hedhur në tualet.

Incidenti i rëndë ndodhi në shtëpinë me qira të infermieres pranë spitalit të Julin, në rajonin autonom Guangxi Zhuang më 23 mars. Gazeta kombëtare Sohu, tha se ajo është dënuar tashmë me vdekje për vrasje me paramendim.

E akuzuara është urdhëruar gjithashtu të dëmshpërblejë familjen e viktimës me 12.000 euro, shkruan gazeta Teller Report.

Ende nuk është konfirmuar data e kryerjes së ekzekutimit./Tch

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Jennifer Lopez nënshkruan me Netflix për filmin “Atlas”

Jennifer Lopez nënshkruan me Netflix për filmin “Atlas”

Tre shtetas të Serbisë hyjnë ilegalisht në Kosovë, arrestohen nga policia

Tre shtetas të Serbisë hyjnë ilegalisht në Kosovë, arrestohen nga policia

Ministrja Haxhiu raporton para deputetëve të Komisionit për Integrime Evropiane

Ministrja Haxhiu raporton para deputetëve të Komisionit për Integrime Evropiane

FFK nuk e shkarkon Eroll Salihun, vazhdon punën me Agim Ademin

FFK nuk e shkarkon Eroll Salihun, vazhdon punën me Agim Ademin

Lulzim Basha rizgjidhet kryetar i PD-së

Lulzim Basha rizgjidhet kryetar i PD-së

Kjo grua nga Ferizaj është zhdukur, nëse dini diçka për të lajmërojeni policinë

Kjo grua nga Ferizaj është zhdukur, nëse dini diçka për të lajmërojeni policinë

OAK: Të ketë menaxhim më të mirë të parasë dhe pronës publike

OAK: Të ketë menaxhim më të mirë të parasë dhe pronës publike

Harris Kelmendi përjashtohet nga puna, flet avokati i tij

Harris Kelmendi përjashtohet nga puna, flet avokati i tij

Enca Haxhiu me Beart Rexhepin në të njëjtin hotel?

Enca Haxhiu me Beart Rexhepin në të njëjtin hotel?

Latifi për Gjykatën Speciale: Të mos lejojmë që UÇK-ja të hidhet në ankand e të tregtohet me të

Latifi për Gjykatën Speciale: Të mos lejojmë që UÇK-ja të hidhet në ankand e të tregtohet me të

Tash e tri ditë nuk është në shtëpi, babai e raporton të zhdukur vajzën

Tash e tri ditë nuk është në shtëpi, babai e raporton të zhdukur vajzën

Vdes aktori i njohur

Vdes aktori i njohur

Skoci – Çeki, ndeshja e parë e ditës së sotme në EURO 202

Skoci – Çeki, ndeshja e parë e ditës së sotme në EURO 202

Mevlani: Do të zgjidhja prapë Ledjanën përpara Antonelës

Mevlani: Do të zgjidhja prapë Ledjanën përpara Antonelës

Barcelona synon transferimin e De Ligt

Barcelona synon transferimin e De Ligt

Eriksen: Faleminderit të gjithëve, nuk do të dorëzohem

Eriksen: Faleminderit të gjithëve, nuk do të dorëzohem