Dënohet me burgim Ardian Xhaferi, reperi kosovar që tentoi ta vriste Dudën

07.09.2021 12:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Dënohet me burgim Ardian Xhaferi, reperi kosovar që tentoi ta vriste Dudën

Ardian Xhaferi i njohur ndryshe si ‘‘The mike’’, anëtar i grupit muzikor ‘‘E7’’, është dënuar me 1 vjet e 4 muaj burg për akuzën se më 2012 e kishte gjuajtur për ta vrarë Burim Osmanin.

Shpallja e aktgjykimit është bërë të martën nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Islam Thaqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Paraprakisht, Xhaferi e pranoi fajësinë për akuzat që i vihen në barrë.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Agron Uka, i akuzuari deklaroi se e ndien veten fajtor për veprat penale për të cilat ngarkohet nga prokuroria.

Pranimi i fajësisë nuk u kundërshtua nga prokurori Uka, e më pas u aprovua nga gjykatësi Thaqi.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, Ardian Xhaferi më 15 qershor të 2012-ës, në lagjen “Dardania I”, rruga IV, me dashje dhe paramendim ka tentuar ta privojë nga jeta të pandehurin Burim Osmani. Aty thuhet se Xhaferi me revolen e tij ka shtënë në drejtim të Osmanit, por nuk ka arritur ta godasë, për çka vepra penale mbetet në tentativë, e më pas arratiset nga vendi i ngjarjes.

Për këtë, sipas prokurorisë, Xhaferi ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 147, paragrafi 1, nën paragrafi 4 lidhur me nenin 20 të Kodit Penal si dhe “mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga neni 328, paragrafi 2 të Kodit Penal.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Arjola Demiri rrëfen historinë rrëqethëse kur abortoi binjakë: I thash mjekut aman mi hiq

Arjola Demiri rrëfen historinë rrëqethëse kur abortoi binjakë: I thash mjekut aman mi hiq

Aktori zbulon skenarët e “Për’puthen”: Alvisa dhe Hyseni po shtiren, ata janë bashkë jashtë emisionit

Aktori zbulon skenarët e “Për’puthen”: Alvisa dhe Hyseni po shtiren, ata janë bashkë jashtë emisionit

Publikohen fotot e Adës së “Për’puthen” para ndërhyrjeve estetike

Publikohen fotot e Adës së “Për’puthen” para ndërhyrjeve estetike

Gjiko, Lumi B, Ledri Vula dhe DJ Flow paralajmëron pbashkëpunimin e ri “Ça bone”

Gjiko, Lumi B, Ledri Vula dhe DJ Flow paralajmëron pbashkëpunimin e ri “Ça bone”

Gjilani i gatshëm për të vazhduar ndryshimin më 17 tetor

Gjilani i gatshëm për të vazhduar ndryshimin më 17 tetor

“Je bekimi më i madh i jetës time”- Nera ia uron ditëlindjen Sabri Fejzullahut

“Je bekimi më i madh i jetës time”- Nera ia uron ditëlindjen Sabri Fejzullahut

Lirohet nga paraburgimi Fjolla Morina

Lirohet nga paraburgimi Fjolla Morina

Emina Çunmulaj bëhet nënë për herë të tretë, sjell në jetë një djalë

Emina Çunmulaj bëhet nënë për herë të tretë, sjell në jetë një djalë

Flet 21 vjeçarja nga Vitia që punon striptiste në Amerikë

Flet 21 vjeçarja nga Vitia që punon striptiste në Amerikë

Kosovari jep puthje dhe ledhatime në takimin e parë me Adën

Kosovari jep puthje dhe ledhatime në takimin e parë me Adën

“Nëse s’i plotësoja këtë kusht, Olsa pushohej nga puna”, Sindi ia nxerrë të palarat Olsës

“Nëse s’i plotësoja këtë kusht, Olsa pushohej nga puna”, Sindi ia nxerrë të palarat Olsës

Habit konkurrentja e ‘Për’Puthen’: Meshkujt shqiptarë nuk janë gjë në shtrat…

Habit konkurrentja e ‘Për’Puthen’: Meshkujt shqiptarë nuk janë gjë në shtrat…

Shkenda Dubova në zi, i vdes babai

Shkenda Dubova në zi, i vdes babai

Dënohet me burgim Ardian Xhaferi, reperi kosovar që tentoi ta vriste Dudën

Dënohet me burgim Ardian Xhaferi, reperi kosovar që tentoi ta vriste Dudën

Kjo është konkurrentja e parë e “Big Brother Vip”

Kjo është konkurrentja e parë e “Big Brother Vip”

Don Xhoni thyen rregullat, gjobitet nga policia e Kosovës

Don Xhoni thyen rregullat, gjobitet nga policia e Kosovës