Dëmtohet shtëpia e një shqiptari në veri të Mitrovicës, vendosen mesazhe me shkronja cirilike

E publikuar: 04/12/2023 11:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në veri është dëmtuar një shtëpi që ishte në ndërtim e sipër.

Një person ka raportuar se disa të panjohur, kanë shkruar mbishkrime me ngjyrë të zezë në mure si dhe në dysheme me shkronja cirilike.

Policia njofton që rasti vazhdon nën hetime.

“Mitrovicë Veri 02.12/03.12.2023 – 17:00-18:00. Me 03.12.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se shtëpia të cilën ishin duke ndërtuar, person-a të panjohur e kishin dëmtuar pjesërisht dhe kishin shkruar mbishkrime me ngjyrë të zezë në mure si dhe në dysheme të shkruara me shkronja cirilik. Rasti nën hetime.”