Demonstruesit në Kongresin amerikan ndërpresin fjalimin e Blinken: Mjaft mbështetet gjenocidin (VIDEO)

E publikuar: 01/11/2023 00:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Protestuesit e ekstremit të majtë me duart e tyre të mbuluara me bojë të kuqe, ndërprenë vazhdimisht seancën dëgjimore të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, mbi ndihmën ushtarake amerikane.

Ata kërkuan nga Washington që të ndalen së financuari Izraelin në luftën kundër Hamasit, duke bërë thirrje për armëpushim.

Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin kanë bërë apel në komisionin e Senatit në dhënien e miliarda dollarëve ndihmë ushtarake si mbështetje për Izraelin dhe Ukrainën.

Gjatë seancës mbi 20 të pranishëm ngritën duart e mbuluara me bojë si simbol i gjakderdhjes në Rripin e Gazës, që kur Izraeli filloi bombardimin e Gazës dhe ofensivën e kufizuar tokësore.

Disa prej tyre kishin shkruar në duar “Gaza e lirë” dhe “nuk ka më Izrael”, derisa tjerët brohorisnin “paqe tani”, “palestinezët nuk janë kafshë”.

Një burrë kishte veshur një këmishë me mbishkrimin: “Mjaft mbështetet gjenocidin”, e duke parë se disa herë i është ndërprerë fjala, Blinken u detyrua ta shtyjë ceancën. /Telegrafi/