Delegatët e PDK-së gati ta votojnë Kryetarin

E publikuar: 07/05/2016 11:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Demokratike e Kosovës pritet që ta zgjedh sot kryetarin e ri të partisë. 160 delegatë të Konventës së partisë më të madhe politike në vend do të votojnë për zgjedhjen e pasardhësit të Hashim Thaçit në krye të partisë, e i cili pritet të jetë Kadri Veseli, si i vetmi kandidat zyrtar për këtë pozitë.
Konventa e kësaj partie tashmë është bërë gati dhe pritet që të filloj votimi për kryetar të këtij subjekti politikë.