Zgjedhja e rrugës së Kosovës në 2016-tën

30.12.2015 20:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Zgjedhja e rrugës së Kosovës në 2016-tën

Greg Delawie
2015-a në Kosovë ishte vit i sukseseve dhe i sfidave. Më lejoni t’ia filloj me lajmet e mira. Vitet e negociatave të vështira dhanë fryt në tetor kur Kosova dhe BE-ja nënshkruan një Marrëveshje të Stabilizim-Asociimit – marrëveshja e parë kontraktuale për çdo shtet që mëton t’i bashkohet Bashkimit Evropian. Në korrik, Kosova dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar përmbyllën marrëveshjen e re stand-by që mundëson përfitimin e kapitalit për shpenzim për rritje ekonomike dhe avancon reformat kyçe ekonomike. Në gusht, BE-ja ndërmjetësoi në arritjen e katër marrëveshjeve me Serbinë për energjinë, telekomunikimin, themelimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe dhe për lirinë e lëvizjes. Në dhjetor, Korporata për Sfidat e Mijëvjeçarit njoftoi se Kosova kualifikohet për një program të përmbledhur që do të ndihmojë në transformimin e vendit përmes financimit të programeve që krijojnë vende pune dhe luftojnë korrupsionin. Të gjitha këto janë zhvillime të rëndësishme që do t’i ndihmojnë Kosovës për të pasur një të ardhme më të ndritur.
Sfidat janë të qarta për të gjithë ne: papunësia vazhdon ta pengojë potencialin e qytetarëve të Kosovës, veçanërisht rinisë. Integrimi në Evropë po ec më ngadalë se sa që do të dëshironin shumë njerëz. Korrupsioni vazhdon ta ulë besimin e qytetarëve në qeverinë dhe t’i kufizojë investimet e nevojshme për rritje të vërtetë ekonomike. Në fund për nga radha, por jo edhe për nga rëndësia, disa deputetë vazhdimisht kanë dhunuar parimet themelore të debatit demokratik dhe në vend të kësaj përdorën sprejin djegës dhe gazin lotsjellës për ta penguar Kuvendin që të punojë për të mirën e qytetarëve të Kosovës.
Në prag të 2016-tës, Kosova duhet të vendosë se cilën rrugë do ta ndjekë. A do ta vazhdojë rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian duke e ndërtuar demokracinë e saj? Kjo gjë do të kërkojë nga publiku që të thotë “mjaft” dhe të këmbëngulë në ndërmarrjen e veprimit kundër korrupsionit. Do të kërkojë ndërmarrjen e hapave të vështirë, por të domosdoshëm për nxitjen e rritjes ekonomike. Po ashtu, do të kërkojë marrëdhënie më të mira me fqinjët e saj, përfshirë edhe me Serbinë. Apo, ndoshta Kosova do ta ndjekë një shteg tjetër: atë që çon drejt nacionalizmit, ksenofobisë dhe stagnimit? Shpresoj se e përzgjedh të parën.
Përparimi drejt të ardhmes kërkon që institucionet demokratike të Kosovës të funksionojnë. Demokracia mund t’i shërbejë popullit vetëm atëherë kur institucionet janë të forta dhe prijësit e tyre bashkëpunojnë dhe arrijnë kompromise. Bizneset do të investojnë në Kosovë vetëm atëherë kur janë të bindura se rendi e ligji respektohen dhe që korrupsioni nuk do të tolerohet. Fatkeqësisht, kur bota shikon kah Kosova këto ditë ajo nuk sheh institucione funksionale. Ajo sheh re të gazit lotsjellës në Kuvend dhe koktej molotovi në Sheshin Nëna Tereze. Askush nuk duhet të jetojë me iluzione – dhuna në Kuvend nuk ka vend në një demokraci. Ajo pengon përparimin ekonomik dhe dëmton reputacionin ndërkombëtar të Kosovës. Shpresoj se ata që po e sulmojnë demokracinë e Kosovës për qëllimet e tyre vetanake do t’i rishikojnë veprimet e tyre në Vitin e Ri. Shpresoj se do të dalin hapur para popullit të Kosovës lidhur me qëllimet e tyre të vërteta. Shpresoj se do t’i pranojnë ofertat për dialog që janë bërë vazhdimisht, por janë shpërfillur.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të besojnë se Kosova do ta arrijë integrimin e plotë në Bashkimin Evropian, NATO dhe në Kombet e Bashkuara. Për ta arritur këtë, ajo duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me fqinjët e saj, përfshirë edhe me Serbinë. Ne besojmë se mënyra më e mirë për ta arritur këtë është të vazhdojë të negociojë dhe t’i zbatojë marrëveshjet e arritura përmes bisedimeve të lehtësuara nga BE-ja, të cilat tashmë i kanë sjellur Kosovës përfitime të shumta konkrete. E kuptojmë se sa i vështirë është ky dialog për të gjitha palët, por siç ka thënë Sekretari Kerry gjatë vizitës së tij këtu: “aftësia për të marrë vendimet e vështira të nevojshme për të mirën e vendit quhet lidership”.
Sekretari Kerry po ashtu ka dërguar porosi të qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta mbështesin asnjë hap që cenon sovranitetin apo integritetin territorial të Kosovës. Sot, përderisa shikojmë kah Viti i Ri, e theksoj sërish atë premtim. SHBA-ja e vlerëson partneritetin me Kosovën dhe është krenare me atë që kemi arritur së bashku. Ne besojmë në të ardhmen e Kosovës dhe presim që të punojmë me popullin, prijësit, qeverinë dhe shoqërinë civile të Kosovës për ta shkruar një rrëfim edhe më të mirë në 2016-tën.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

Kurti: Emergjente është çështja e presidentit, ta heqim këtë presion mbi shtetin

Kurti: Emergjente është çështja e presidentit, ta heqim këtë presion mbi shtetin

Hamza insiston për mbajtjen e seancës: Rasti i presidentit është koincidencë, s’kam çka takohem me askënd

Hamza insiston për mbajtjen e seancës: Rasti i presidentit është koincidencë, s’kam çka takohem me askënd