Deklarohet për herë të parë vëllai i dizajnerit Festim Isufi: Familja nuk e fajëson Rinën, ajo besoj e di të vërtetën

E publikuar: 26/05/2025 16:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Foto: Screenshot/YouTube

Dizajneri shqiptar, Festim Isufi, u gjet pa shenja jete në banesën e tij më 9 maj.

Kjo ngjarje tragjike ka tronditur Kosovën, ndërsa ka pasur reagime të shumta e versione të ndryshme rreth vdekjes.

Lidhur me rastin është deklaruar për herë të parë edhe vëllai i të ndjerit, duke dhënë disa detaje pas atyre komenteve që u bënë.

I njëjti theksoi se nuk e fajëson bashkëshorten e tij, Rinën dhe se ajo është pjesë e familjes së tyre.

“Ne e dimë të vërtetën që ai ma nuk jeton, janë tu u marrë policia e prokuroria edhe besoj që shumë shpejt del rezultati. Familja nuk e fajëson Rinën edhe ne nuk e kemi fajësu kërkon se nuk e dimë çka ka ndodh, absolut është e pa vërtetë. Edhe sipas neve momentalisht Rina është pjesë e familjes tonë përderisa nuk ka diçka konkrete ajo ka me mete gjithmonë qashtu”, tha ai.

Tutje shtoi se Rina e di të vërtetën dhe se do t’i tregojë të gjitha në prokurori e polici.

“Na kemi pas komunikim, nuk e dimë sen çka u bo, Rina besoj e di të vërtetën edhe ka fol me prokurorinë”, ka thënë ai për Kosova Today.