‘Defender Europe 25’, Kurti: Ushtria amerikane vendos komandën e Divizionit 28 në Kosovë

E publikuar: 26/05/2025 17:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se në vendin tonë ka nisur zyrtarisht ushtrimi më i madh ushtarak i zhvilluar ndonjëherë nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kontinentin evropian – Defender Europe 25, përcjell infosot.com

Ky ushtrim përfshin 25 mijë ushtarakë nga 29 shtete të NATO-s dhe vende partnere, të cilët janë të shpërndarë në tri zona gjeografike të Evropës: veriore, qendrore dhe juglindore. Kosova bën pjesë në zonën e Evropës juglindore, ku do të angazhohen rreth 12 mijë trupa nga 19 vende.

Ai ka theksuar rëndësinë e veçantë të vendimit të ushtrisë amerikane për të vendosur komandën e Divizionit 28 të këmbësorisë në bazën e FSK-së në Aeroportin e Gjakovës, e cila do të udhëheqë operacionet në të gjithë rajonin e Evropës Juglindore./infosot.com