‘Defender 2025’, ka filluar ushtrimi ndërkombëtar në Babaj të Bokës

E publikuar: 03/06/2025 13:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtarë të Forcës së Sigurisë se Kosovës, së bashku me pjesëtarë tjerë të ushtrive të cilët po marrin pjesë në ushtrimin më të madh ndërkombëtar, ku Kosova është vendpritës kanë demonstruar aftësitë e tyre profesionale dhe ushtarake.

Kjo po ndodh në poligonin taktik të FSK-së, në Babaj të Bokës në Ditë e Vizitorëve të Shquar, e njohur si DV Day.

Forca e Republikës, përmes skenarëve ka shfaqë gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Krerët me të lart të shtetit në krye me komandanten supreme të FSK-së, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ushtarak vendor e ndërkombëtare, ushtruesen e detyrës të ambasadores së SHBA-së, Anu Prattipati në Kosovë dhe personalitete tjera te rëndësishme po marrin pjesë