Deda: Qeveria të tregojë nëse liberalizimi do të ndodh dikur…

E publikuar: 30/11/2017 14:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të tregojë nëse liberalizimi i vizave do të ndodh dikur.

Ai duke komentuar një deklaratë të Zyrës së Kryeministri se vizat do të hiqen më shpejtë sesa presin pesimistët, ka thënë se ai si pesimistë mendon se liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë ‘kurrë’

Megjithatë Deda i cili është edhe themelues i partisë Alternativa ka thënë se Zyra e Kryeministrit duhet të tregojë nëse liberalizimi do të ndodh dikur, pasi siç ka thënë ai “dikur” definitivisht është më shpejtë se “kurrë”.

“Nga Zyra e Kryeministrit paskan komunikuar sot se, ndër të tjera, “liberalizimi i vizave do të ndodhë më shpejtë sesa pritjet e pesimistëve”. Nëse pesimistët thonë që “kurrë s’do të liberalizohen vizat”, atëherë a po na thotë Zyra e KM që “liberalizimi do të ndodh dikur?”. Sepse “dikur” definitivisht është më shpejtë se “kurrë”. Çfarë tallje!”, ka shkruar Deda në facebook