Deda për vendimin e MINT ndaj Klanit: Çdo pushtet që e lufton medien – humb

E publikuar: 15/06/2023 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-deputeti i Kosovës, Ilir Deda, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për pezullimin e licencës së biznesit ndaj biznesit të Klan Kosovës.

Deda tha se çdo pushtet që e lufton median gjithmonë humb dhe çdo pushtet që shpallë armiq brenda shoqërisë, humb.

“Këtë film e kemi pa. Para 13-14 vjetëve, kritikët e qeverisë së atëhershme kishin qasje më së shumti  në Kohavision, Klan Kosova dhe RTV21, që kishin presion të madh nga ai pushtet. RTK kontrollohej nga qeveria. Gazetarët, shoqëria civile (përfshi edhe LVV) cilësoheshin si argat të Serbisë nga pushteti i atëhershëm dhe përkrahësit e tij”, tha Deda