Deda: Asnjë proces ndërkombëtar nuk e vlen të rezultojë me shkatërrimin e Kosovës së pavarur

15.10.2015 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Deda: Asnjë proces ndërkombëtar nuk e vlen të rezultojë me shkatërrimin e Kosovës së pavarur

Ilir Deda, deputeti i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, ka shkruar një letër të hapur për kryetaren e vendi, kryetarit të Kuvendit dhe për kryeministrin e Kosovës.

Deda ka kërkuar zgjidhjen e kësaj situate krizë duke thënë se përgjegjësia më e madhe bie mbi udhëheqësit më të lartë të vendi

Republika e Kosovës ka hyrë në rrugën e rrezikimit serioz të shtetësisë sonë. Konflikti brendashqiptar është gjëja e fundit që i duhet popullit tonë, ndërsa thyerja e tanishme zhvlerëson përpjekjet dhe flijimin e brezave të tërë në angazhimin e tyre për liri, ka thënë në fillim të letrës Ilir Deda

Përkundrazi, liria dhe shteti janë menduar të jenë kuptimplota, me jetë cilësore të qytetarëve të Republikës së Kosovës, me zhvillim ekonomik e shoqëror, me drejtësi si dhe me Kosovën e rreshtuar me Perëndimin dhe vlerat demokratike.

Është e pakuptimtë mungesa e përgjegjësisë për veprime të matura politike tani, dhe përgjegjësia më e madhe bie mbi ju si përgjegjësit kryesorë institucionalë të shtetit tonë, ka vazhduar ai, transmeton Koha.net.

Kriza e tanishme buron nga shkelja e vullnetit të popullit tonë për ndryshime qeverisëse, si dhe nga mungesa e konsensusit politik për zgjidhjet që burojnë nga procesi i Brukselit. Është e qartë se kriza politike në Kosovë nuk mund të zgjidhet me debat në Kuvendin e Republikës.

Ne rrezikojmë të futemi në thyerje të mëdha të brendshme, që nuk do të na e falte as historia, as e ardhmja. Asnjë proces ndërkombëtar nuk e vlen të rezultojë me shkatërrimin e Kosovës së pavarur. Në këto momente të rrezikimit të shtetit tonë dhe sfidimit më serioz të lirisë në të, jeni të thirrur që të merrni përgjegjësi e lidership për tejkalimin e gjendjes, për arritjen e konsensusit politik si dhe për arritjen zgjidhjeve konsensuale për çështjet kyçe politike në vend. Kjo përgjegjësi bie mbi ju, bartësit më të lartë institucionalë, politikë e shtetërorë në Kosovë, ka tërhequr vërejtjen Deda .

Apeloj që sa më parë të thirrni në tryezë politike liderët e partive politike për arritjen e konsensusit të Qeverisë dhe opozitës për dalje nga situata e rëndë në të cilën gjendemi. Ky dialog duhet të bëhet pa kushte, pa qëndrime rigide dhe pa përjashtime të zgjidhjeve të mundshme konsensuale. Ndërsa rezultatet e këtij dialogu duhet të miratohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Nëse humbet ky moment dhe kjo mundësi, nesër do të jetë shumë vonë. Pasojat për shtetin dhe popullin tonë do të jenë të tilla që do t’i turpërojnë gjeneratat e ardhshme. Tash është momenti i fundit për veprime të arsyeshme politike, ndërsa kahu i zhvillimeve në Kosovë varet plotësisht nga veprimet tuaja sot. Këtë e keni obligim, jo vetëm njerëzor e institucional, por edhe historik, ka apeluar në fund deputeti Ilir Deda .

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur