De Biasi: Kemi mundur të fitojmë

04.09.2015 23:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
De Biasi: Kemi mundur të fitojmë

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, është shprehur i kënaqur me barazimin në ndeshjen e vështirë ndaj Danimarkës.

De Biasi pas ndeshjes ka thënë se kuqezinjtë e kanë pritur një përballje të vështirë dhe kanë tentuar që të luajnë mirë ndaj danezëve.

“Ishte ndeshje e vështirë, e prisnim të tillë, pasi Danimarka është skuadër fizike dhe luan me topa të gjatë. Ne bëmë një ndeshje të mirë, bëmë atë që ndeshje duhet të bëjmë, pavarësisht se kemi mundur të bëjmë edhe më mirë. Ishte ndeshje deri diku e vuajtur. Por, me zëvendësimet u munduam ta ndryshojmë skuadrën”, ka thënë De Biasi për ndeshjen ndaj Danimarkës, transmeton Koha.net.

Trajneri italian ka folur edhe për ndeshjen ndaj Portugalisë që zhvillohet të hënën në “Elbasan Arena”. Ai ka thënë se takimi me portugezët do të jetë më i vështiri në grupin I, por ka porositur se skuadra e tij nuk do të dorëzohet.

“Kundër Portugalisë është ndeshje shumë më e vështirë, më e vështira këtë moment. Është skuadër që ka ndryshuar komplet. Do të jetë ndeshje e vështirë, por do të mundohemi të marrë rezultat maksimal. Mendoj se në pjesën e parë kemi mundur të bëjmë më mirë, pasi kemi pasur superioritet në mesfushë. Por, nuk arritëm të shfrytëzonim këtë”, ka thënë italiani.

“Në pjesën kur nuk ishim në zotërim topin, ne bëmë një punë të mirë në mbrojtje. Ishte një stërvitje e mirë për ekipin, pasi ishte një kundërshtar shumë i fort. Ekipi do të jetë i gatshëm për të hënën. Nëse do të kishim qenë më të kthjelltë në momentin e fundit kemi mundur të marrim një rezultat që nuk e kemi paramenduar para ndeshjes”, ka përfunduar De Biasi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)