De Biasi: Grupi i vështirë por Shqipëria vazhdon rritjen

26.07.2015 14:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
De Biasi: Grupi i vështirë por Shqipëria vazhdon rritjen

Nga Rusia ku ishte i pranishëm në hedhjen e shortit, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi e pranon se skuadra do të përballet me kundërshtarë të vështirë, duke veçuar këtu Italinë dhe Spanjën.

“Mund të them se është një short i vështirë sepse do të ndeshemi me skuadra si Italia apo Spanja dhe kualifikimi direkt parashikon vetëm të parën e grupit dhe e dyta duhet të luajë në play off por kurrë mos thuaj kurrë sepse ne kemi një grup që po rritet hap pas hapi. Kundërshtarët janë të një niveli shumë të lartë por ne duam të rritemi edhe më shumë”.

Trajneri Antonio Conte vlerësoi Shqipërinë si një skuadër që mund t’i krijojë probleme Italisë por De Biasi e analizon këtë deklaratë në kuadër të qëndrimeve deri diku diplomatike që mbajnë trajnerët në të tilla raste.

“Këtë e thonë të gjithë trajnerët për kundërshtarët e tyre. Italia është një skuadër me vlera dhe shumë do të varet edhe nga ecuria në europian pasi ky eveniment mund të lërë shumë gjurmë për ta. Ne duhet të vazhdoijmë me procesin e rritjes që nisi 3 vjet më parë dhe tani duhet të mendojmë për të shkuar në Europian”.

Spanja është skuadra tjetër me peshë në Grupin G dhe trajneri i Shqipërisë e pranon se gjatë kohëve të fundit iberikët kanë hasur vështirësi pas revolucionit që kanë bërë në ekip.
“Unë besoj se Spanja është një nga skuadrat më të rëndësishme të renditjes botërore por ka kaluar një moment vështirësie por mbetet një skuadër që prodhon lojtarë cilësorë dhe këtu veçoj Moratan, i cili po bëhet i rëndëishëm edhe për kombëtaren”.

Por a do të jetë De Biasi në stolin e Shqipërisë edhe për ndeshjet eliminatore të Botërorit? Trajneri italian preferon të përqëndrohet fillimisht te e tashmja duke lënë gjithçka të hapur.

“Tani duhet të jemi të përqëndruar te ndeshjet eliminatore të Europianit. Në përfundim do të shikojmë se si do të shkojë dhe më pas vendimin do ta marrë presidenti Duka në bazë të objektivave”./ss/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)