Darka e Bereqetit bashkoi mbi 400 pjesëmarrës nga të gjitha trevat kombëtare

24.12.2015 20:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Darka e Bereqetit bashkoi mbi 400 pjesëmarrës nga të gjitha trevat kombëtare

Aleanca Kosovare të Bizneseve, në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar ”, ka organizuar Darkën e Bereqitit të Kosovës me prodhime vendore, ku ishin të pranishëm mbi 400 pjesëmarrës nga vise të ndryshme shqiptare në Amazona hotel.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se Darka e Bereqetit të Kosovës, po realizohet me qëllim që të bashkoi bizneset, institucionet e spektrit të gjerë rreth prodhimeve vendore, ashtu edhe po ndodh.

“Me këtë po i japim edhe një mbështetje promovimit të prodhimeve vendëse, duke i shijuar këto produkte si më të mirat për konsum gjatë festave të fundvitit, kështu të bëhet traditë konsumuese prodhimi vendor dhe në këtë mënyrë të mbështetet edhe ekonomia dhe buxheti i Kosovës”, tha Agim Shahini.

Kryetari i AKB-së shtoi se edhe Darka e Bereqitit të Kosovës me prodhime vendore, do të bëhet tradicionale, ashtu siç po vazhdojnë edhe “Javët e Biznesit Kosovar”.

Ai ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që festat e fund vitit ti kremtojnë duke konsumuar prodhimet vendore, nga të cilat do të përfitojnë e zhvillohen jo vetëm bizneset, por edhe do të ketë rritje të mirëqenies sociale dhe rritje të ekonomisë e buxhetit të shtetit.

Derisa kryetari i AKB-së fliste disa herë pati ndërprerje të energjisë, e që sipas tij mungesa e ndërprerjet e energjisë elektrike vazhdon të dëmtoi shumë edhe biznesin. problem.

Agim Shahini, ka kërkuar edhe nga institcuinet që të bëjnë politika edhe më të mira për bizneset sidomos ato prodhuese.

“Shpresojmë se viti 2016 do të jetë një vit i rritjes ekonomike dhe zhvillimit”, tha kryetari i AKB-së.

Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se Qeveria e Kosovës vazhdimisht ka mbështetur dhe do të vazhdoi përkrahjen për biznesin me prioritet prodhuesit.

Enver Ferizaj, nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, tha se qytetarët shqiptar duhet që të zhvillojnë viset e tyre dhe kjo do të bëhet më së miri me konsumimin e prodhimeve vendore.

Jonuz Musliu, nga Këshilli Shqiptarë në Luginë, tha se qytetarët duhet vetëdijësuar për të konsumuar prodhimet vendore dhe me këtë rritet edhe zhvillimi i trevave shqiptare,

Nagip Arifi, kryetar i Komunës së Bujanovcit, tha se prodhimet vendore janë më cilësore dhe duhet që pos konsumit të tyre të zhvillojmë edhe rajonet tona.

Xhevaire Izmaku, deputete e Kuvendit të Kosovës, vlerësoi lartë realizmin e “Javëve të Biznesit Kosovar” që kanë për qëllim rritjen e konsumit të prodhimeve vendore.

Ajo premtoi mbështetje të kuvendarëve për ligjet e biznesve dhe për lehtësira tjera.

Shaqir Palushi, nga fabrika e pijeve jo alkoolike Frutex e Golden Eagle, e cila është shpallur top kompania eksportuese, kërkoi nga konsumatorët që sa më shumë të vetëdijësohen për konsumimin e prodhimeve vendore.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës