Dalin rezultatet e referendumit: Kurdët drejt pavarësisë

E publikuar: 26/09/2017 09:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kanë dalë rezultatet e para nga referendumi për pavarësi i popullatës kurde në Irak.

Sipas rezlultateve populli kurd ka votuar për tu ndarë nga Iraku e për të formuar një shtet të pavarur që më shumë mundësi do të quhet Kurdistan,shkruan albeu.com.Sipas numërimit të votave del se mbi 90% e votuesëve kanë votuar pro referendumit.

E megjithatë vlen të theksohet se procesi i numërimit po vazhdon.Referandumi i sotëm u bë në qytetet Erbil, Suleymaniye, Ninova Ovasi, Hanekin, Akre, Gulala, Zaho, Karatepe, Cebare, Soran, Mahmur, Amediye dhe Duhoa.Nga ana tjetër ushtria turke ka filluar manovra të pvrbashkëta ushtarake me ushtrinë e Irakut.

Ende nuk ka sinjale të forta se do të fillojë lufta me popullatën kurde por të gjitha mundësitë janë mbi tavolinë.