Dakaj: Dëmi më i madh sot është që faturën e rrymës e paguajmë 15% më shumë

E publikuar: 25/04/2023 21:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari Shkëlzen Dakaj ka thënë se dëmin më të madh e kanë pësuar qytetarët e vendit me rritjen prej 15% të energjisë elektrike.

“Dëmin më të madhin që sot e kemi faturën e energjisë elektrike e paguajmë 15% më të lartë. Kjo nuk po them që është apriori e keqmenaxhimit, por kjo ka mundur të jetë 2%, 3%, 4%. Nëse ti i ke pasur të gjithë këto probleme me termocentrale, shikoni raportet e arsyetimit të distributorit që e ka bërë kërkesën, shikoni ZRRE-ja me çka e ka arsyetuar rritjen e çmimit. Kosova ka prodhuar shumë më pak energji se që është zotuar apo se i ka kapacitetet. Nëse i ke pasur të gjitha këto probleme, qytetarët e Kosovës këtë faturë 15% do ta paguajnë me vjet. Ky është dëm”./koha.net/