Daka me mesazh informues për votuesit se si të plotësojnë fletëvotimet

E publikuar: 16/10/2017 10:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Valdete Daka u drejtohet me një mesazh qytetarëve me të drejtë vote.

#Vetëm1 është mesazhi thelbësor në kuadër të fushatës së KQZ-së që ka për qëllim edukimin e votuesve për mënyrën se si duhet të plotësojnë fletëvotimet:

– Në fletëvotimin për Kryetar Komune, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të shënjoni #Vetëm1 kandidat.

– Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, në anën e majtë të tij, ju duhet të shënjoni #Vetëm1 subjekt politik, kurse në anën e djathtë të fletëvotimit duhet të shënjoni #Vetëm1 kandidat për Kuvend Komunal.

Zgjedhjet Lokale 2017

#Vetëm1