Daka: 45.39% dalja në zgjedhje, procesi pa telashe

E publikuar: 18/12/2016 19:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Valdete Daka, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka treguar se tashmë në Drenas janë mbyllur të gjithë qendrat e votimit.

“Në këto zgjedhje kanë votuar mbi 23 mijë 861 votues ose rreth 45.39% e numrit të përgjithshëm”.

Daka tha se në zgjedhjet e 4 dhjetorit kishin votuar rreth 21 mijë qytetarë ose 40% e numrit të përgjithshëm të votuesve, njofton Klan Kosova.

Daka tha se përgjithësisht procesi zgjedhor ka shkuar mirë dhe pa ndonjë problem të theksuar.