Sipas britanikes, Daily Mail, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, uji i çezmës nuk është i pijshëm.
Në listën e shteteve të cilat nuk mund të pihet uji i çezmes, prestigjiozja britanike rendit edhe tre vendet e Ballkanit. Sipas Daily Mail, pirja e ujit në këto vende do mund të shfaqte sëmundje si diarreja, hepatiti A dhe kolera. Infografiku është postuar nga analizat e Just the Flight.