Dafina Zeqiri njofton se e ka anuluar pjesëmarrjen në Festën e Birrës në Korçë

E publikuar: 07/08/2021 14:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja sapo dha njoftimin përmes rrjeteve sociale.

Dafina Zeqiri, iu bashkua edhe shumë artistëve tjerë të cilët e kanë anuluar këtë koncert.

“E anuluar”, shkroi këngëtarja shqiptare në një postim të publikuar në storien e saj në Instagram.

Ndryshe, krahas Dafinës edhe shumë artista tjerë kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre në këtë festival e gjitha si shkak i ftesës së këngëtarit, Goran Bregoviç.

Kujtojmë se, nga Bashkia e Korçës është bërë e ditur se nuk do anulohet pjesëmarrja e tij.