Është njëra ndër këngëtaret më të njohura e më të dashura për publikun. Bëhet fjalë për këngëtaren Dafina Zeqiri.
Dafina gjatë karierës së saj kishte shumë suksese. Por përveç kësaj Dafina shpesh ishte lajm i medieve rozë për jetën e saj personale.
Një raport shumë të afërt e shumë bashkëpunime kishte edhe me reperin e njohur Ledri Vula, transmeton Gazeta Express.
Por ky raport me Ledrin si duket ka përfunduar, pasi që këngëtarja e ka fshirë Ledrin nga lista e personave që ajo ndjek në Instagram.
Se çka e ka detyruar Dafinën të marrë këtë veprim, mbetet të shihet. /Gazeta Express/