Daçiq tregon se çfarë do të bisedojnë Thaçi dhe Vuçiq të hënën

E publikuar: 01/07/2017 14:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka folur për takimin ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Vuçiq i cili do të zhvillohet të hënën në Bruksel.
Ministri serb ka thënë në këtë takim do të diskutohet për modalitetet dhe formatin e vazhdimit të dialogut, por që për këtë po pritet formimi i Qeverisë në Kosovë, transmeton lajmi.net

“Për vazhdimin e dialogut do të diskutojnë presidenti Vuçiq dhe Thaçi së bashku me Federica Mogherinin.

Tema e diskutimit do të jetë për modalitetet dhe formatin e dialogut, por që me siguri duhet të pritet formimi i Qeverisë në Prishtinë”, tha Daçiq.

Ministri i jashtëm serb ka akuzuar Prishtinë zyrtare se po tenton të shmanget nga zbatimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel, për çka ka kërkuar edhe reagimin e këtyre të fundit.

Në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian u konfirmua se Federica Mogherini do të zhvillojë një takim me presidentët e Kosovës dhe të Serbisë.