Covid-19, 208 raste të reja dhe 8 vdekje në Itali

E publikuar: 06/07/2020 22:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 208 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar në 241.819 numrin e personave që kanë kontraktuar sëmundjen që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë 8 persona humbën jetën, duke e çuar në 34.869 numrin e viktimave.

133 persona të tjerë u shëruan. Në Lombardi 111 njerëz u testuan pozitivisht për Covid-19. Zero raste të regjistruara në dhjetë rajone.

Qarku i Lazios kontrollon fluturimet nga Bangladeshi-Pas zbulimit të disa infeksioneve pas kthimit të një njeriu nga Bangladeshi, rajoni i Lazios lëshoi një urdhër për të rritur kontrollet në fluturimet speciale nga Dhaka.

Në veçanti, urdhri parashikon që pasagjerët në fluturime speciale nga Dhaka (Bangladesh) dhe të autorizuar nga ENAC i nënshtrohen testeve serologjike dhe molekulare, në mënyrë që çdo rast pozitiv të kontrollohet menjëherë.