Për herë të parë Komisioni Evropian ka pranuar zyrtarisht se Kosova i ka përmbushur kriteret”, për liberalizim të vizave thotë Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.
Ai ka treguar se ky lajm është konfirmuar në vizitën e fundit që ka pasur së bashku me Kryeministrin, Isa Mustafa në Bruksel. Sipas Çollakut ishte tepër pozitiv konstatimi nga Komisioni Evropian se Kosova me sukses ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave. Ai shprehet i bindur se këtë vit qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza.

















