“Clark shpëtimtar i jonë”, Rama i reagon punëtorit kosovar: Shpëtimtar ishte UÇK në krye me Hashim Thaçin

E publikuar: 08/05/2025 12:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërsië, Edi Rama, sot ka qëndruar në Aeroportin e Vlorës, ku edhe po bëhen testimet teknike dhe do të bëhet edhe fluturimi i parë certifikues.

Shumë punëtorë që kanë punuar në ndërtimin e Aeroportit të Vlorës janë kosovarë, disa prej të cilëve Rama i ka takuar sot gjatë qëndrimit aty.

Një prej tyre është edhe kosovar Idriz Makolli, i cili ka një lidhje tepër speciale me gjeneralin amerikan Wesley Clark.

Makolli ia ka përmendur Ramës gjeneralin amerikan gjatë një bisede të shkurtër që kanë pasur tek punishtja e Aeroportit të Vlorës dhe i ka thënë se “Clark ishte shpëtimtari i Kosovës”.

Pas kësaj, Rama i është kthyer duke i thënë se shpëtimtare e Kosovës ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës në krye me komandantin Hashim Thaçi.

“Shpëtimtar i juaji ka qenë UÇK me komandantin e madh Hashim Thaçi”, ka thënë Rama.