Lajmet

Çitaku: Kuvendi është efektivisht i mbyllur, deputetëve po u pamundësohet ushtrimi i mandatit të tyre

12.08.2026 17:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Çitaku: Kuvendi është efektivisht i mbyllur, deputetëve po u pamundësohet ushtrimi i mandatit të tyre

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka deklaruar se refuzimi për thirrjen e vazhdimit të seancës së Kuvendit përbën, sipas saj, një model të sjelljes politike dhe jo vetëm një incident procedural, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se kërkesa e parë zyrtare e PDK-së ishte që më 12 gusht të thirrej vazhdimi i seancës, me qëllim që procesi i konstituimit të Kuvendit të rikthehej në kornizën kushtetuese dhe ligjore.

“Duke kërkuar që sot, me 12 gusht, të thirret vazhdimi i seancës. Kjo ishte kërkesa jonë e parë zyrtare, dhe një mundësi që Zoti Dehori dhe Lëvizja Vetëvendosje të reflektonin. T’i ktheheshim kornizës kushtetuese dhe ligjore, dhe të mundësonim vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit. Fatkeqësisht, nuk e bënë. Zoti Dehari po refuzon të veprojë në përputhje me Kushtetutën, me apgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, dhe rregulloren e Kuvendit. Dhe po i nënshtrohet vullnetit politik të Partisë së tij”, tha ajo.

Sipas saj, kjo nuk është hera e parë që, siç u shpreh, nuk respektohen afatet dhe procedurat për konstituimin e Kuvendit.

“Dhe kjo nuk është thirrja e parë. Fillimisht, Kuvendi nuk u konstitua brenda afatit 30-ditor. Të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Më pas, u shpërfill detyrimi procedural për vazhdimin e seancës konstituive çdo 48 orë. Dhe tani, pas kërkesës sonë, siç e pamë, u refuzua. Ftesa për thirrje të seancës. Pra, nuk kemi të bëjmë me një incident procedural. Kemi një model të sjelljes politike”, deklaroi ajo.

Ajo akuzoi se Kushtetuta po zbatohet vetëm kur, sipas saj, i përshtatet një partie politike.

“Kushtetuta zbatohet vetëm kur i përshtatet një partie. Kjo është e papranueshme. Kur vullneti i një partie politike vendoset mbi Kushtetutën, mbi rregullat, dhe mbi institucionet, atëherë kemi suspendim praktik të rendit kushtetues. Dhe të demokracisë. Kuvendi është efektivisht i mbyllur. Deputetëve po u pamundësohet ushtrimi i mandatit të tyre”, tha sekretarja e PDK-së.

Ajo theksoi se mandatet e deputetëve burojnë nga qytetarët dhe jo nga partitë politike.

“Këto mandate nuk na i ka dhënë Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje. Mandatet na i ka dhënë qytetari i Republikës së Kosovës, me 7 qershor, qindra mijëra qytetarë kanë dalë në zgjedhje, kanë votuar, kanë zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Dhe na kanë dhënë mandat në këtë Kuvend që t’i përfaqësojmë”, u shpreh ajo.

Sipas saj, bllokimi i konstituimit të Kuvendit po pamundëson ushtrimin e mandatit të deputetëve.

“Përmes bllokimit të konstituimit të Kuvendit, Albin Kurti praktikisht po na e pamundëson ushtrimin e mandatit që na e kanë dhënë qytetarët. Kjo nuk është vetëm suspendim i Kuvendit, kjo është suspendim i demokracisë”, deklaroi ajo.

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së i bëri thirrje kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që, siç tha, ta rikthejë vendin në binarë kushtetues dhe të mundësojë funksionalizimin e institucioneve.

“Andaj, edhe sot e kemi një thirrje për Albin Kurtin: ta kthejmë vendin në binarë kushtetues, ta konstituojmë Kuvendin, t’u lejojmë deputetëve që të ushtrojnë mandatet e tyre. Ta lëmë Republikën që të funksionojë. Ne nuk po kërkojmë pushtet, nuk po kërkojmë marrëveshje për PDK-në. Po kërkojmë funksionalizimin e shtetit”, tha ajo.

Në fund, ajo njoftoi se PDK-ja do të bëjë sërish kërkesë për thirrjen e seancës pas 48 orësh, ndërsa paralajmëroi edhe mobilizim politik e qytetar jashtë Kuvendit.

“Unë dua t’ju njoftoj: që ne sërish do të bëjmë kërkesë për seancë pas 48 orësh. Dhe aktiviteti ynë nuk do të kufizohet më vetëm brenda këtij institucioni. Ai do të zhvendoset edhe jashtë Kuvendit, në forma më të gjëra të mobilizimit politik, demokratik dhe qytetar”, përfundoi ajo.

Gjithashtu ajo përmendi edhe se pjesëtarët të sigurisë të mbrojtjes së afërt cënuan integritetin fizik të deputetëve të PDK-së

“Të cilat cënuan edhe integritetin fizik të disave prej deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.Edhe për këtë çështje, ne do të ndërmarrim masa në Inspektoratin Policor të Republikës së Kosovës. Por e ritheksoj, nuk jemi këtu as për shou, ky nuk ka qenë aksion politik, ne i jemi përgjigjur detyrës tonë kushtetuese dhe ligjore për ta konstituar Kuvendin e Republikës.

Sërish do të jemi këtu çdo ditë, ndërkohë që zotit Dehari do t’i kërkojmë sërish me shkrim zyrtarisht që të fillojë seancën konstituive”, tha ajo.

E pyetur se a do të thirret protestë, Çitaku tha se do të ketë bashkëbisedim me qytetarët lidhur rreth situatës që është krijuar, duke shtuar se shteti është bllokuar.

“Kur po flas jashtë mureve të Kuvendit, po flas edhe për bashkëbisedime me qytetarët, bashkëbisedime me përfaqësues të shtresave të ndryshme të shoqërisë, me studentë, me mjekë, me fermerë, me biznesmenë, me ndërmarrës, sepse ky kaos politik dhe kjo anarki kushtetuese e prek secilin. Po e ripërsëris: nuk bëhet fjalë këtu për dhënie betimi e zgjedhje kryetari Kuvendi e nënkryetarësh. Shteti është i bllokuar. Dhe këtë ne nuk do ta lejojmë, dhe ju do ta shihni edhe ditët në vijim që PDK do të jetë aktive çdo ditë. Ne do të jemi çdo ditë në Kuvend. Ndërkohë që ftesën, kërkesën zyrtare do t’ia dorëzojmë zotit Dehari sërish. Nesër do të jemi në Kuvend në pritje. Dhe do të ketë edhe aktivitete të tjera”, tha ajo

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Nderimet shtetërore ndaj Mlladiqit, Kandiq: Turp i tmerrshëm, Serbia s’do jetë e njëjtë pas këtij degradimi politik, moral e civilizues

Nderimet shtetërore ndaj Mlladiqit, Kandiq: Turp i tmerrshëm, Serbia s’do jetë e njëjtë pas këtij degradimi politik, moral e civilizues

Edi Rama: Serbinë është mirë ta kesh në tryezë e t’i thuash se s’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap

Edi Rama: Serbinë është mirë ta kesh në tryezë e t’i thuash se s’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap

“Po më merr Putini në telefon”, Rama batuta dhe mesazhe nga Italia: BE-ja duhet të ndryshojë mënyrën e funksionimit, integrimi i Shqipërisë s’mjaftohet me veton tonë

“Po më merr Putini në telefon”, Rama batuta dhe mesazhe nga Italia: BE-ja duhet të ndryshojë mënyrën e funksionimit, integrimi i Shqipërisë s’mjaftohet me veton tonë

SBASHK i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatorit

SBASHK i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatorit

Vuçiq thotë se shefi i NATO-s i ka çuar letër për çështjen e Urës së Ibrit: Të dielën i zbuloj detajet

Vuçiq thotë se shefi i NATO-s i ka çuar letër për çështjen e Urës së Ibrit: Të dielën i zbuloj detajet

Policia shqiptare e gjeti Jozefin Markun të fshehur në banjon e banesës së një shoku

Policia shqiptare e gjeti Jozefin Markun të fshehur në banjon e banesës së një shoku

Trump: Fola me Putinin, ai nuk ka ndërmend të sulmojë territoret e NATO-s

Trump: Fola me Putinin, ai nuk ka ndërmend të sulmojë territoret e NATO-s

Hamza: Nga sot, PDK-ja hyn në një fazë tjetër të veprimit politik, institucional dhe juridik

Hamza: Nga sot, PDK-ja hyn në një fazë tjetër të veprimit politik, institucional dhe juridik

Roth: S’e kisha menduar që do ta shihja një kriminel lufte duke u nderuar në Beograd

Roth: S’e kisha menduar që do ta shihja një kriminel lufte duke u nderuar në Beograd

Ramadani: Sot përfundon edhe afati që vetë VV e ka caktuar për konstituimin e Kuvendit, s’po e respektojnë as këtë

Ramadani: Sot përfundon edhe afati që vetë VV e ka caktuar për konstituimin e Kuvendit, s’po e respektojnë as këtë

Kundërshtimi i Sejdiut nga 6 deputetët e LDK’së, Haziri: Janë edhe 6 të tjerë me hezitime serioze që bëjnë 12

Kundërshtimi i Sejdiut nga 6 deputetët e LDK’së, Haziri: Janë edhe 6 të tjerë me hezitime serioze që bëjnë 12

Gashi: Historia bëhet nga ata që guxojnë, por liria u përket të gjithëve!

Gashi: Historia bëhet nga ata që guxojnë, por liria u përket të gjithëve!

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Kufoma e Mlladiq në Serbi, Çanak: S’ka dëshmi më të madhe se ajo ishte agresore, Bosnja ka të drejtë të bëjë padi për dëme lufte

Kufoma e Mlladiq në Serbi, Çanak: S’ka dëshmi më të madhe se ajo ishte agresore, Bosnja ka të drejtë të bëjë padi për dëme lufte

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik