Çitaku: E vetmja fushë ku shkëlqen Kurti është propaganda

E publikuar: 16/11/2023 22:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se e vetmja fushë ku shkëlqen kryeministri Albin Kurti, është propaganda.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ajo ka thënë se shpreson që sa më parë të mbahen zgjedhjet parlamentare në mënyrë që të matet forca e partive politike.

“Unë nuk mendoj që Albin Kurti e ka demoluar opozitën. Parametri i vetëm që e mat forcën politike janë zgjedhjet dhe ne kemi pasur zgjedhje lokale para dy vjetësh ku opozita ka fituar”, ka thënë Çitaku.

“Shpresoj që sa më parë të kemi zgjedhje parlamentare dhe aty do të bëhet matja e vërtetë. Një është e vërtetë, e vetmja fushë ku shkëlqen kryeministri Kurti është propaganda. Ajo është fusha e vetme ku ai shkëlqen”, ka shtuar ajo.

Tutje, ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, ka thënë se ajo nuk shqetësohet nëse Kurti po e përfill opozitën ose jo. Sipas saj, Qeveria Kurti duhet ta përfillë shtetin e Kosovës dhe Kushtetutën e saj.