Cila është Dinamo e Zagrebit, kundërshtarja e Skënderbeut

07.08.2015 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Cila është Dinamo e Zagrebit, kundërshtarja e Skënderbeut

Dimamo e Zagrebit ishte një nga kundërshtarët që Skënderbeu dëshironte të shmangte në fazën “play-0ff” të Championsit për shkak të historisë dhe nivelit të lartë të kampionëve të Kroacisë, të cilët kanë patur sukses edhe në epokën e ish-Jugosllavisë. Dinamo e Zagrebit është themeluar më 9 Qershor të vitit 1945 dhe vetëm dy vite më pas arriti të shpallej kampion i ish-Republikës Federale të Jugosllavisë. Pavarësisht konkurrencës së fortë në kampionatin jugosllav, e përsëriti këtë sukses edhe në vitet 1954, 1958 dhe 1982, duke lënë pas rivalë të tillë si Cvrna Zvezda apo Partizan i Beogradit. Para vitit 1991, klubi më i suksesshëm kroat arriti të fitonte 7 herë Kupën e Jugosllavisë.

Pas shpërbërjes së Republikës Federale të Jugosllavisë, Dinamo e Zagrebit e ka dominuar kampionatin e Kroacisë, duke fituar plot 17 tituj kampion dhe 13 kupa të vendit. Që nga viti 2000, president i klubit është Zdravko Mamic, ndërsa aktualisht skuadra drejtohet nga trajneri Zoran Mamic. Dinamo e Zagrebit ka një nga tifozëritë më të zjarrta në Europë, që shpeshherë është bërë shkak për trazira sidomos në stadiumin Maksimir të Zagrebit.

Në fund të viteve 1990, Dinamo e Zagrebit ka marrë pjesë dy herë në fazën e grupeve të Championsit , ndërsa pas vitit 2000 me ndryshimin e formatit të Championsit nga UEFA është kualifikuar në fazën e grupeve pikërisht në sezonet 2004–05, 2007–08, 2008–09, 2011-2012 dhe 2012-2013. Bie në sy fakti që në asnjë rast nuk ka mundur ta kalojë këtë fazë. Klubi i kryeqytetit kroat ka prodhur talente të mëdha si Luka Modric, Eduardo, Vedran Corluka e Niko Kranjcar, pa harruar të famshmin Zvonimir Boban.

Aktualisht pjesë e Dinamos së Zagrebit është futbollisti i përfaqësueses U-21 të Shqipërisë, Endri Cekici, ndërsa në vitin 2009 tentoi të bënte karrierë të ky ekip Emiliano Vila, por futbollisti durrsak sapo u ble Dinamo e Zagrebit u dha në formën e huazimit të Lokomotiva e Zagrebit, pa mundur të lërë gjurmë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)