Chelsea synon fitoren e parë pas tri ndeshjeve në përpjekje për ta siguruan top katërshen

E publikuar: 05/05/2019 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea do të kërkojë ta ndërpresë ecurinë negative prej tri ndeshjeve pa fitore në Premierligë, në një betejë të nxehtë për top katërshe, por do t’i duhet ta kalojë një pengesë të vështirë si Watford.

Chelsea e mirëpret Watfordin në Stamford Bridge, në një ndeshje të vlefshme për javën e parafundit në Premierligë, që nis në orën 15:00, raporton Gazeta Express.

Në tri ndeshjet e fundit, Chelsea lështoi pikë pasi u mund nga Liverpooli dhe barazoi me Burnley dhe Manchester Unitedin.

Skuadrës së Maurizio Sarrit i duhet fitorja me patjetër nëse dëshiron ta mbajë pozitën e katërt dhe të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Të kaltrit i kanë 68 pikë, dy më pak se Tottenhami në pozitën e tretë dhe dy më shumë se Arsenali në pozitën e pestë.

Fitorja për ta do të nënkuptonte kalim në vendin e tretë, po ashtu.

Ndërkohë, Watfordi nuk ka për çfarë të luftojë tashmë, pasi ka dështuar të luftojë për një vend në Evropë.

Formacionet zyrtare:

Chelsea:

Watford: