Çfarë i bashkon Valbona Selimllarin dhe ish-gruan e Ermal Hoxhës

E publikuar: 05/06/2018 17:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajo është mjaft aktive në ekran, ku merr pjesë në emisione të ndryshme e si pasojë është kthyer edhe në një personazh shumë të dashur për të gjithë shqiptarët.
Ajo shpeshherë publikon fotografi të ndryshme në rrjetet sociale, ku tregon nga jeta e saj profesionale e ajo private. Së fundmi Valbona ka publikuar një foto ku shfaqet me ish-bashkëshorten e Ermal Hoxhës, Sonila Caushi.

Dy shoqet që janë njohur teksa ishin në Miss Albania, kanë qenë të dielën në sheshin “Skënderbej”, duke ndjekur nga afër koncertin e këngëtares shqiptare Rita Ora.
Kujtojmë se Sonila nga martesa e parë me Ermalin ka një djalë 18-vjeçar, Rei. Ndërsa tani Caushi e cila punon si drejtoreshë marketingu, është e martuar me Eptan Lohjen, aktorin që ka luajtur rolin e Mirit në filmin shqiptar “Në shtëpinë tonë.
Ndërsa nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, është i martuar me këngëtaren e njohur Rezarta Shkurta dhe kanë një vajzë. /Panorama