Çfarë fshihet në barkun e kësaj vajze?! (Video)

E publikuar: 30/03/2017 02:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
“Instagrami” është i mbushur me video të ndryshme të njerëzve që kryejnë ushtrime në dukje të pamundura, por video e postuar së fundmi është bërë menjëherë virale, pasi me të vërtetë është mjaft e veçantë.
Aubry Wiltcher është vajza 29-vjeçare nga San Diego, Kaliforni, e cila i ka mahnitur të gjithë me aftësinë e saj për të lëvizur stomakun. Video është shpërndarë me mijëra herë, ndërsa atë e kanë parë më shumë se 1 milionë persona në një kohë të shkurtër.

Edhe komentet për të kanë qenë nga më të ndryshmet, ku disa thoshin se Aubry me lëvizjet e saj të krijon idenë se në stomakun e saj fshihet diçka. Kjo lëvizje e barkut është pjesë e një ushtrimi joge i quajtur “Nauli”.