Celina shënon gol fantastik në fitoren ndaj Brentford, Swansea kalon në çerekfinale të Kupës FA

E publikuar: 17/02/2019 19:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina ka vazhduar shkëlqimin te skuadra nga Uellsi, Swansea City.

Swansea ka fituar me rezultat të thellë 4-1 ndaj Brentfordit në ndeshjen e vlefshme për 1/8-tën e Kupës FA.

Kjo fitore ka bërë që Swansea të kalojë tutje në çerekfinale të kësaj gare.

Në këtë ndeshje shenj la edhe ylli i Kosovës, Bersant Celina, i cili shënoi një gol fantastik.

Goli i mesfushorit me tipare sulmuese erdhi në minutën e 67-të të ndeshjes dhe ishte i epërsisë 3-1.

Ky gol ishte fantastik, pasi Celina arriti t’i driblojë dy futbollistë, ku njërit nga ta isha futi topin në mes të këmbëve para se të shënojë.

Ky ishte goli i dytë i Celinës në Kupën FA, ndërsa ka edhe katër tjerë dhe katër asistime në Championship. /Telegrafi/