Cavani, perfekt për Atleticon

E publikuar: 17/03/2015 18:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edinson Cavani do të ishte lojtar perfekt për Atletico Madridin thotë Diego Forlan.
Legjenda e Përfaqësueses së Uruguait, Diego Forlan, ka lavdëruar bashkëvendësin e tij, Edinson Cavani.

Forlan ka deklaruar se ylli i PSG-së do të ishte një përforcim ideal për ish-skuadrën e tij, Atletico Madrid.

“Do të ishte një gjë spektakolare sepse Cavani është një sulmues i mrekullueshëm”, u shpreh Forlan.

“Unë mendoj se stili i tij i lojës është ideal për Atleticon sepse ai është një lojtar i shpejt i cili ka dëshirë të luftojë”, shtoi tutje ish-anëtari i Manchester United
.