Burg apo diskotekë? Pamjet që kanë nxitur reagime të shumta në internet! (Video)

E publikuar: 27/12/2018 12:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur disa të burgosur festojnë Ditën e Krishtlindjes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja besohet të jetë filmuar nga një i burgosur në HMP Lancaster Farm në Lancashire të Veriut – Angli.

Kjo video gjithashtu ka nxitur reagime të shumta në internet – madje edhe nga zyrtarë – duke pasur parasysh faktin se telefonat celularë nuk lejohen në burgje.

Një ish-oficer burgu tha se skena e vallëzimit të të burgosurve e bënte atë të ‘të vjellë’.

Thuhet se videoja është shfaqur në dy faqe në Facebook deri më tani, njëra prej të cilave tha se ndodhi në ditën e Krishtlindjeve dhe të dyja këto identifikuan të njëjtin burg.

Në video të shkurtër, ajo tregon se të burgosurit kërcenin duke dëgjuar muzikë të zhurmshme. /Telegrafi/