Brukseli i bën thirrje Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale

11.06.2015 16:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Brukseli i bën thirrje Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale

Bashkimi Evropian u bën thirrje autoriteteve të Kosovës që të mos zvarrisin tutje themelimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte.

Zyrtarët në Bruksel, rikujtojnë se Kuvendi i Kosovës, qysh në prill të vitit të kaluar ka ratifikuar marrëveshjen e arritur përmes letërkëmbimit të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ish-shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton për themelimin e kësaj gjykate.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Kosova është zotuar me anë të këtij letërkëmbimi se do të themelojë dhomat e specializuara për rastet e dyshuara për krime lufte.

Ndërkohë që Bashkimi Evropian, sipas saj, u ka ofruar autoriteteve të Kosovës gjithë ndihmën e nevojshme për miratimin e amandamenteve kushtetuese dhe legjislacionit përkatës.

“Është në kompetencë të Kuvendit të Kosovës që të caktojë seancën plenare për themelimin e dhomave të specializuara në mënyrë që të mos ketë vonesa tjera në këtë çështje”, ka thënë Kocijançiq.

Për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, apo dhomave të specializuara, është i nevojshëm edhe miratimi i ndryshimeve kushtetuese të cilat kërkojnë votat e dy të tretave të deputetëve.

Ndërkaq më pas, kërkohet të miratohet edhe Ligji për këtë gjykatë, i cili është negociuar ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës.

Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, si partia më e madhe në Kuvend, kanë thënë se janë edhe tri çështje në këtë projektligj që duhet sqaruar.

Bëhet fjalë për afatin kohor të gjykatës dhe veprave, pastaj për vërtetësinë e dëshmive të dëshmitarëve dhe për kthimin e arkivit të gjykatës në Kosovë.

Por, analistët politik si edhe opozita, e cila në fakt e kundërshton këtë gjykatë, kanë potencuar në disa raste se koalicioni qeverisës nuk i ka votat e mjaftueshme, kështu që edhe po e zvarritë procedimin e ndryshimeve kushtetuese.

Sidomos, potencohet fakti se disa deputetë të PDK-së janë kundër kësaj gjykate dhe kjo e pamundëson themelimin e saj.

Me një konstatim të tillë, nuk pajtohet shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i cili thotë se kjo parti politike kërkon vetëm sqarimin e disa detajeve të rëndësishme dhe nuk është kundër themelimit të gjykatës.

“Duhet ta qartësojmë se askush prej nesh nuk është kundër drejtësisë. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe e kemi dëshmuar edhe në të kaluarën se jemi bashkëpunues shumë të mirë për të vërtetuar dhe qartësuar këto gjëra. Insistojmë që të kemi proces fer, të drejtë dhe të pandikuar nga askush. Por, vërtetë një proces që do t’i kontribuonte heqjes së kësaj mjegulle që është ngritur mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës apo për luftën e Kosovës”, ka thënë Grabovci, raporton rel.

Gjykata Speciale për krime lufte, pretendon që të hetojë supozimet në raportin e Këshillit të Evropës lidhur me dyshimet për krime lufte të disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së ndaj disa civilëve serbë gjatë periudhës së viteve 1999 – 2000.

Selia e saj do të jetë jashtë Kosovës dhe do të ketë në përbërje gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtar të cilët do të trajtojnë rastet në raportin e Task Forcës ndërkombëtare që kishte hetuar këto pretendime.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

Prezantohet sistemi elektronik i Inspektoratit të Punës, synohet rritja e sigurisë dhe transparencës në punë

Prezantohet sistemi elektronik i Inspektoratit të Punës, synohet rritja e sigurisë dhe transparencës në punë

OVL UÇK: Nga 16 deri më 31 maj, kujtohen djemtë dhe vajzat që ranë për atdheun

OVL UÇK: Nga 16 deri më 31 maj, kujtohen djemtë dhe vajzat që ranë për atdheun

Kurti viziton “FC Malisheva”, premton mbështetje për infrastrukturën sportive

Kurti viziton “FC Malisheva”, premton mbështetje për infrastrukturën sportive

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, ASK: Çmimet u ngritën me 4.3% brenda një viti

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, ASK: Çmimet u ngritën me 4.3% brenda një viti

Ministria njofton se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Ministria njofton se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, e falënderon për angazhimin

Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, e falënderon për angazhimin