Britania e Madhe në ankth: Në tetor, fatura e gazit rritet në 80%!

E publikuar: 27/08/2022 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Faturat e energjisë në Britani do të rriten me 80% në tetor, paralajmëroi rregullatori vendas Ofgem, duke e cilësuar këtë një “krizë” të thellë që duhet trajtuar me veprime urgjente dhe vendimtare të qeverisë.

CEO i Ofgem, Jonathan Brearley u shpreh se rritja do të ketë një “ndikim masiv” mbi familjet në të gjithë vendin, aq me tepër kur paskësaj parashikohet dhe një rritje tjetër në janar si reflektim i presionit të konsiderueshëm të çmimeve në tregjet e energjisë.

Jonathan Brearley: Kreu i ardhshëm i qeverisë duhet të marrë masa të menjëhershme sapo të vijë në detyrë. Përgjigja duhet të jetë në përputhje me shkallën e krizës që kemi përpara.

Rritja e çmimeve të energjisë po godet vendet në mbarë botën.Ndërsa qeveritë euopiane po kërkojnë të kursejnë gazin, të rrisin magazinimin dhe të zbusin, qeveria britanike thotë CNN, është paralizuar nga gara për të zëvendësuar Boris Johnson si kryeministër në 5 shtator. Dy kandidatët Liz Truss e Rishi Sunak janë përplasur për mënyrën se si do të përgjigjen ndaj kësaj situate.

Propozimet e tyre, të cilat përfshijnë pezullimin e taksave mjedisore apo uljen e taksës së shitjes, janë hedhur poshtë nga analistët si shumë të vogla për të shmangur një goditje e paprecedentë të buxheteve familjare.

Ministri i Financave Nadhim Zahaëi tha më herët se po punon rreth një plan ii cili të jetë gati për qeverinë e ardhshme, megjithëse e pranoi se kufiri i ri i çmimit do të shkaktoje stres dhe ankth për miliona vetë./tch/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com