Nga Blerim N. Krasniqi
E keqja a është e keqe? Në asnjë mënyrë, për arsye se po të mos kish ekzistuar e keqja të cilën ne e mendojmë se na bën dëm, atëherë nuk e kishim njohur të mirën. Tek e fundit e mira dhe e keqja janë e njëjta gjë, nuk kanë dallim, ashtu sikurse problemi dhe zgjidhja që janë e njëjta gjë. Ato shkojnë bashkë gjithkund. Ato e provokojnë njëra tjetrën. Kur ndodh një problem, mu aty pranë e ke edhe zgjidhjen. Aty ku ndodh një sukses, pranë qëndron një problem dhe prite që të ndodh, sepse ata nuk e kanë me ty, por në mes veti. Ato e kanë lojë të veten, shtyhen dhe kënaqen.
Koronavirusi çka është? Asgjë tjetër pos një pasojë e akumuluar. A ka kuptim? Në asnjë mënyrë. Po të kish kuptim, nuk do të ndodhte. Viruset nuk kanë logjik njerëzore, shkaku se nuk janë njerëzor. Por virusi ka kuptim bazuar në parimet universalë, e jo logjikë njerëzore.
Ndal vetëm pak. Nëse nuk ka kuptim – nuk mundet edhe të shpjegohet. Nëse nuk shpjegohet nuk mundet edhe ti gjendet zgjidhje. Atëherë çka mund të bëjnë qeniet njerëzore në këtë situatë? Asgjë.
Krejt kjo çka u shkrua më lart nuk ka kuptim. E vërtetë, sepse nuk është logjike.
Logjike mund të jenë vetëm gjërat të cilat na rrethojnë, pra vetëm ato që i ka krijuar dora e njeriut. Pjesa tjetër nuk ka kuptim, po nuk e aktivizuam mënyrën e të menduarit të lirë, e cila nuk ka formë… në rregull, por vetë mendimi nuk ka kuptim logjik dhe njerëzor.
Çelësi i kësaj situate, por edhe çdo gjëje në këtë frekuencë është tek të kuptuarit e balancës. Nëse nisemi nga konstatimet e njerëzve të bazuara në vëzhgime, atëherë e dimë se Toka sillet rreth vetes dhe Diellit, që do të thotë se bënë veprime ciklike. Çdo gjë që është lart – bie poshtë. Çdo gjë që është poshtë – ngjitet lart dhe kështu deri në pafundësi, duke siguruar drejtpeshimin.
Balanca nuk është kundër botës njerëzore, kundër ndonjë personi, ndonjë shoqërie, ndonjë shteti apo kundër botës shtazore dhe botës bimore. Balanca është program në çdo gjë. Trupi i njeriut kur e humb balancën – pika më e dobët sëmuret. Në këtë frekuencë mund të shpjegohet edhe pandemia e vitit 2020.
Sa herë që e keqja rritet mbi 51%, bota e balancon veten, duke e përsëritur këtë veprim në mënyrë ciklike, duke e balancuar edhe të mirën.
Nëse planeti jonë si tërësi ka qenë duke u degraduar nga ndotja e ajrit dhe shkrirja e akullnajave, zhdukja e disa kafshëve, degradimi i marrëdhënieve njerëzore në mes individëve dhe shoqërive në mes veti, bile edhe tjetërsimi emocional dhe mendor i njeriut si njësi në veti. Çdo gjë ishte në garë, duke krijuar një temp shumë të shpejt të të jetuarit dhe duke harruar anën humane, anën natyrale të të jetuarit: me celular të mençur, me internet, me transport të shpejt ndërkontinental, informim në kohë reale, gjithçka për pushtet e fitim material…dhe Pandemia.
Tani, gjatë këtij balance, ka filluar ri-përtëritja, e cila vërehet tek unë, tek të tjerët dhe gjithçka që na rrethon.
Duke u nisur nga vetja jonë, kemi filluar ta njohim veten tonë emocionalisht, duke marr në konsideratë dhe duke i ndërruar prioritetet.
Ka shumë raste që njerëzit me të ardhura mesatare, e sidomos individ të pasur, edhe pse kanë mundësi për të paguar për shërbime luksi, por pasuria e tyre nuk ka vlerë momentalisht.
Kur vlera nuk ka vlerë dhe bie në pikën zero dhe e pa vlera shkon në pikën zero, atëherë zhvillimet e ardhshme fillojnë po nga ajo pikë, duke i lëvizur edhe të gjitha pozicionet shoqërore. Figurativisht një ri fillim.
Balanca por ri-gjeneron planetin dhe çdo gjë brenda saj, për ilustrim mjafton të kërkojmë në internet disa informata mbi ndryshimet në ajër…