Bota e errët e spiunazhit: Si “eliminohet” një udhëheqës, pa e vrarë

14.08.2015 13:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Bota e errët e spiunazhit: Si “eliminohet” një udhëheqës, pa e vrarë

Në 6 maj 1974, kancelari gjerman, Willy Brandt dha dorëheqjen, duke sinjalizuar fundin e karrierës së tij politike
Ai kish lejuar që të mashtrohej nga Günter Guillaume, një spiun gjermano-lindor, i cili për vite të tërë kish qenë pjesë e rrethit të ngushtë të Kancelarit.

Po si mundet një spiun t’i afrohet kaq shumë njeriut më të pushtetshëm të Gjermanisë, si dhe njërit prej udhëheqësve botërorë më të rëndësishëm?

“Agjencitë perëndimore të zbulimit kishin dijeni në lidhje me Guillaumen për një kohë të gjatë, por hezitonin të zbulonin rolin e tij të dyfishtë”, thotë gazetarja Regine Igel.

“Vepruan kështu me qëllim që ta detyronin Kancelarin të largohej, atëherë kur do të donin ata”.

Një agjenci, të cilës i voliste rrëzimi i Brandtit ishte CIA, për dy arsye.

Së pari, Brandti ndiqte një politikë komunikimi dhe mirëkuptimi me Bllokun lindor.

Për herë të parë, kishte një shkrirje në Luftën e Ftohtë – në vitin 1971, Brandti mori Cmimin Nobel për përpjekjet e tij.

Për SHBA, kjo dukej si tradhëti.

Linja zyrtare e SHBA ishte të mos negociohej me komunistët.

Ata gjithashtu ishin kundër negociimit edhe me terroristët, gjë për të cilën Brandti ishte gjithashtu jo kategorik.

Natën e 5 shtatorit 1972, 17 vetë vdiqën pas një sulmi nga terroristë palestinezë në Lojërat Olimpike të Mynihut. Më pak se dy muaj pas kapjes së tyre, tre pengmarrësit që mbijetuan u liruan nga qeveria gjermano-perëndimore – pasi ata morën peng një avion të Lufthansas dhe kërcënuan se do ta hidhnin në erë.

Pasi u dorëzua para kërkesave të tyre, Brandti i tha Izraelit se “nuk kishte zgjidhje tjetër”.

Për aleatin më të madh të Izraelit, SHBA, kjo ishte një tjetër shuplakë – dhe durimi për CIA-n u sos.

Me ndihmën e shërbimit të fshehtë gjerman, CIA nisi të kërkojë mënyra për të shkatërruar jetën politike të Brandtit.

Dhe shumë shpejtë, e gjetën. Shërbimi i fshehtë bindi Brandtin që të mbante spiunin në detyrë, gjoja për të mbledhur më shumë prova kundër tij.

A u bë kjo me këmbënguljen e CIA-s?

Kur Guillaume u arrestua, dolën në dritë fakte për marrëdhëniet jashtëmartesore të Brandtit, si dhe problemet e tij me alkoolin.

I dobësuar fatalisht, kancelari nuk kishte zgjidhje tjetër, por vetëm të jepte dorëheqjen.

Bota.al

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së