Bosch: Kosova nuk fiton asgjë me refuzimin e Gjykatës Speciale, përveç Tribunalit të OKB-së

06.05.2015 23:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Bosch: Kosova nuk fiton asgjë me refuzimin e Gjykatës Speciale, përveç Tribunalit të OKB-së

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert E. Bosch, ka thënë të mërkurën se Kosova duhet të merr vendim pozitiv për themelimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte, përndryshe kjo çështje do të kaloj në kompetencë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, gjë që do të mund të jetë shumë e rrezikshme për imazhin e vendit më të ri evropian.

“Për Gjykatën Speciale duhet të votohet këtu. Nëse asaj i thuhet ‘jo’ këtu, atëherë kjo çështje do të transferohet në kompetencë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ky mund të jetë një rrezik shumë serioz. Ju nuk do të mund të fitoni asgjë me refuzimin e Gjykatës Speciale, përveç Tribunalit të OKB-së për krime lufte,” ka thënë Bosch në një bashkëbisedim me studentët e Kolegjit ISPE në Prishtinë. Ai ka shtuar se së shpejti në Prishtinë pritet të arrij një ekip nga Brukseli për të negociuar përmbajtjen e dokumenteve që duhet të adoptohen nga Kuvendi i Kosovës lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale. Sipas tij, ajo që deri më tani dihet është që Gjykata Speciale do të duhej të jetë e përbërë tërësisht nga prokurorët dhe gjykatësit ndërkombëtar dhe se ajo me stafin e vet në tërësi do të vendoset në Holandë.

Duke u përgjigjur në interesimin e studentëve lidhur me procesin e liberalizimit të vizave dhe afateve eventuale për vendosjen e sistemit të udhëtimit të lirë dhe pa viza për kosovarët nëpër Zonën Schengen, ambasadori holandez ka thënë se pas verës pritet që nga Brukseli në Kosovë të arrijnë delegacioni i Komisionit Evropian për të vlerësuar adresimin e kritereve për liberalizim vizash. “Ky delegacion pritet që në fillim të vitit të ardhshëm të dorëzoj raportin e vet për përmbushjen e kritereve nga ana e Kosovës, respektivisht do të bëjë rekomandimin për atë nëse duhet apo jo të liberalizohet sistemi i udhëtimit për kosovarët në Zonën e Schengenit. Nëse vlerësohet se Kosova i ka kryer detyrat e shtëpisë atëherë duhet pritur rekomandimin pozitiv,” ka thënë ai.

Ambasadori holandez ka komentuar edhe zhvillimin e mundshëm të proceseve që kanë të bëjnë me integrimet evropiane të Kosovës dhe Serbisë. I pyetur nga studentët nëse ekziston mundësia që nga Serbia nuk do kërkohet paraprakisht që ta njoh Kosovën para se të anëtarësohet në BE, gjë që do të mund të sjell Beogradin në pozitë që të ushtroj veto ndaj pranimit eventual të Kosovës në radhët e BE-së, ai ka thënë se “situatë ideale do të jetë sikur të dyja vende do të pranoheshin në BE në të njëjtën kohë, sepse atëherë nuk do të ekzistonte problemi i përdorimit të mundshëm të vetos kundër Kosovës nga ana e Serbisë”.

Bosch ka thënë se EULEX “ka kryer punë të mirë në Kosovë” dhe se mandati i tij skadon nga mesi i vitit të ardhshëm. “Ende mbetet të shihet dhe të negociohet formati i asistencës së ardhshme të BE-së për Kosovën në fushën e sundimit të ligjit. Disa elemente të tanishme të misionit nuk do të jenë të nevojshme në të ardhmen, por disa sikurse gjykatësit apo prania e policisë në veri të vendit sipas të gjitha gjasave do të vazhdohen,” ka thënë ai duke shtuar se “EULEX-i sipas të gjitha gjasave do të ekzistoj me emër tjetër dhe me mandat më të kufizuar.”11207343_970678172951439_1534568290657616798_n

Ligjërata e ambasadorit holandez në Kolegjin ISPE është mbajtur në kuadër të manifestimeve me të cilat Zyra e BE-së në Prishtinë gjatë kësaj jave shënon Ditën e Evropës në Kosovë. Bosch ka thënë se Bashkimi Evropian mund të konsiderohet si një projekt paqeje i cili ka mundësuar zhvillim ekonomik dhe progres, që ishin më së duhur për Evropën pas dy luftërave botërore në pjesën e parë të shekullit të kaluar, që kanë shkaktuar shkatërrime të papara. Në këtë kuadër, ai ka thënë se projekti i BE-së ka ndikuar në mënyrën e ushtrimit të politikave në Mbretërinë e Holandës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht