Borrelli ministrave të BE-së: Propozimi evropian, rruga e vetme drejt uljes së tensioneve Kosovë-Serbi

E publikuar: 23/01/2023 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Josep Borrell in Brussels on October 3, 2022. VIRGINIA MAYO / AP

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i ka informuar ministrat e Jashtëm të BE-së, mbi procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai pret përkushtim serioz nga pala kosovare dhe ajo serbe, për t’u angazhuar për të çuar përpara propozimin për normalizimin e marrëdhënieve, përcjell klankosova.tv.

Sipas tij ky propozim, do të sillte përfitime të konsiderueshme tek të të dyja palët.

”I informova ministrat mbi misionin e Përfaqësuesit tonë Special të BE-së [Miroslav Lajčák] javën e kaluar në emrin tim, së bashku me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së [Gabriel] Escobar dhe këshilltarët për politikën e jashtme të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë”.

”Të gjithë ata udhëtuan në Kosovë dhe Serbi për të vazhduar diskutimet për propozimin për normalizimin e marrëdhënieve. Ne theksuam se avancimi i këtij Propozimi do të sillte përfitime të konsiderueshme për të dyja palët”.

”Dhe mendoj se kjo është e vetmja mënyrë për të thyer rrethin vicioz të krizës në terren dhe për të zvogëluar rrezikun për përshkallëzim të mëtejshëm”.

”Ne presim përkushtim serioz dhe gatishmëri për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive për ta çuar përpara këtë propozim”.