Bllokohen xhirollogaritë e Telekomit

E publikuar: 26/10/2020 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Llogaritë bankare të Telekomit të Kosovës janë bllokuar sërish sot si pasojë e borxhit ndaj Z-Mobile.

Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit Lamih Balaj.

“Po e vërtetë, janë bllokuar xhirollogaritë e Telekomit nga kompania Z-Mobile”, tha shkurt ai.

KosovaPress tentoi të marrë një qëndrim edhe nga Telekomi i Kosovës por deri në këto momente nuk i janë përgjigjur kësaj kërkese.

Ndryshe, javë më parë, KosovaPress raportoi për një takim mes përfaqësuesve të Z Mobile dhe Telekomit të Kosovës nën monitorimin e Qeverisë së Kosovës për të gjetur një zgjidhje rreth borxhit prej 23 milionë eurove.

https://kosovapress.com/z-mobile-i-jep-telekomit-afat-6-muaj/

https://kosovapress.com/hetohet-kontrata-e-telekomit-me-advan-tech/