Blero: E kam botën në duart e mia (FOTO)

E publikuar: 21/08/2017 11:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtari Blero Muharremi këtë vit ka qenë shumë aktiv me prurje të reja muzikore.

Fillimisht ai solli këngën “Jar na na” në bashkëpunim me Kolë Oroshin, më pas këngën “Out of my head” me Franques dhe JD, dhe në fund baladën “Ndale”, që të tri këto këngë shumë të pëlqyera nga publiku.

Ai gjatë kësaj vere është komentuar vetëm për projekte muzikore, dhe shumë pak për jetën private.

Por Blero, me çdo kusht është munduar që të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave.

Ai së fundmi ka publikuar një foto në llogarinë e tij në ‘Instagram’, ku shihet së bashku me Afronën.

‘E kom botën ne duart e mia @afronadika’, është përshkrimi i fotografisë që ka publikuar Blero.

Siç duket Afrona është duke i munguar shumë këngëtarit. /GazetaExpress/.