Blatter në sulm: Skandalet? Gjithcka u ideua nga Platini!

28.10.2015 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Blatter në sulm: Skandalet? Gjithcka u ideua nga Platini!

Sepp Blatter në sulm frontal. Presidenti aktual i FIFA-s, i pezulluar për 90 ditë nga detyra nga Komisioni i Etikës në qeverinë e futbollit botëror, akuzon në mënyrë të drejtpërdrejtë kolegun e tij të UEFA-s, Michel Platini, si shkaktarin e skandalit që ka tundur nga themelet organizmin më të lartë të futbollit. Në një intervistë për mediat zvicërane 79-vjecari deklaroi se ambiciet e Platinisë për të zënë vendin shkaktuan gjithë këtë zhurmë në FIFA.

“Në thelb, objektivi i sulmeve isha unë dhe gjithcka u ideua nga Michel Platini. E ka personale me mua. Ai gjithmonë e e ka patur ambicie të më zërë vendin, por nuk kishte kurajë të shpallte kandidaturën në zgjedhjet e 2015-ës. Cdo drejtues i UEFA-s është i infektuar nga virusi anti-FIFA.”

Blatter më tej u shpreh se para se Platini të zgjidhej në krye të UEFA-s ata ishin shumë miq, por papritmas, nuk e ftoi në ceremoninë hapëse të Euro 2008.

“Që nga ai moment nuk kam marrë pjesë më asnjë aktivitet të UEFA-s dhe unë këtë e quaj mungesë respekti, jo thjesht ndaj meje, por ndaj të gjithë kolektivit të FIFa-s.”

Megjithatë, kur u pyet në lidhje me shumën 2 milionë Euro që ka derdhur në llogarinë e francezit, Blatter kembëngul se në këtë rast nuk ka bërë asnjë shkelje, sepse kjo shifër ishte shpërblimi që Platini kishte marrë për një punë të kryer në FIFA.

Për caktimin e Botërorit 2018 Rusisë, Blatter e pranoi se gjithcka ishte vendosur përpara votimit, sepse Kupa e Botës nuk është zhvilluar kurrë më parë në Europën Lindore, me idenë që në vitin 2022, eventi më madhor i futbollit në botë të kthehej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por më pas katër Federata Europiane e devijuan votën në favor të Katarit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit