Blanc: Jemi shumë larg Barcës

E publikuar: 21/04/2015 23:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i PSG, Laurent Blanc, ka deklaruar se Barcelona, ishte larg skuadrës së tij me përformancë, duke e merituar kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Barcelona ishte me milje larg nesh në këto dy ndeshje në shumë aspekte të lojës, ndoshta në të gjitha aspektet. Për fat të keq, ne nuk shfrytëzuam as ato pak mundësi që patëm”, deklaroi Blanc./Indeksonline/