Bitcoini arrin vlerën më të madhe të të gjitha kohërave

E publikuar: 05/03/2024 18:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kriptomonedha Bitcoin arriti vlerën më të madhe ndonjëherë të martën në mëngjes, duke u vlerësuar 69 mijë dollarë.

Kështu duke e thyer rekordin e mëparshëm prej 68,789 dollarësh që ishte arritur në kohën e pandemisë më 10 nëntor 2021, sipas CoinMarketCap, shkruan Reuters.

Rritja meteorike e Bitcoin prej gati 160% që nga tetori, nga të cilat 44 për qind erdhi vetëm në shkurt, shënon një kontrast me vitin 2022, pas kishte një varg falimentimesh të profilit të lartë të korporatave dhe skandal.

Përveç kërkesës nga një grup më i gjerë investitorësh, bitcoin dhe kripto në përgjithësi, ka marrë një nxitje nga perspektiva e uljes së normave të interesit nga Rezerva Federale në SHBA, gjë që shpesh i shtyn investitorët të devijojnë kapitalin me rendiment më të lartë ose më të paqëndrueshëm.