Bislimi: Pozita e Kosovës në procesin e dialogut s’ka qenë kurrë më mirë, fleni shlirë

E publikuar: 18/07/2022 14:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se pozita e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë s’ka qenë kurrë më mirë.

Duke raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane, Zhvillim e Dialog, ai tha se s’ka asnjë arsye për brenga e skepticizëm, njofton Klankosova.

“Unë si kryenegociator kam mandat të qartë dhe atij mandati i përmbahem 100 për qind, në atë mandat s’ka asnjë lëkundje. Pozita e Kosovës në procesin e dialogut s’ka qenë kurrë më mirë dhe s’ka asnjë arsye për brenga apo skepticizëm në tërësi. Muni me flejt shlirë”.