Bislimi kërkon lejen e Osmanit për ta nënshkruan marrëveshjen IPA 2021, jep detaje për zbatimin e MSA

E publikuar: 10/08/2022 11:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentes Vjosa Osmani i është kërkuar autorizimi për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare IPA 2021 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian (BE), raporton Ekonomia Online.Kërkesa është bërë në mbledhjen e Qeverisë, nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Me këtë rast ai ka thënë se është e rëndësishme që kjo marrëveshje të nënshkruhet sa më shpejt.Ai ka njoftuar gjithashtu kabineti qeveritar edhe për zbatimin e Programit për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit gjatë periudhës prill-qershor 2022Sipas tij, plani përfshin 233 masa ku deri në fund të qershorit janë zbatuar, ka vonesa të vogla te 7 masa., 5 masa nuk kanë filluar ende zbatimin dhe sqaroi se janë një mori masash në zbatim e sipër.