Biden: Njohja e ndërsjellë do të siguronte të ardhme më paqësore dhe të begatë për Kosovën dhe Serbinë

E publikuar: 16/02/2023 20:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

🇺🇸Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, uroi Kosovën në përvjetorin e pavarësisë duke e siguruar atë për mbështetjen e vazhdueshme amerikane.

👉Ne mesazhin e presidentit Biden qe u bë publik nga zyra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, thuhet mes tjerash se përgjatë viteve të fundit, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë forcuar institucionet demokratike për të ofruar në qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe mundësi për qytetarët në të dy vendet. Së bashku, thuhet në letër, “u ngritëm për vlerat tona të përbashkëta, përfshirë mbështetjen e popullit të Ukrainës që po mbrohet nga agresioni i padrejtë dhe i paprovokuar i Rusisë”.

👉Në letër thuhet se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike dhe dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë #voa #zëriiamerikës #kosova #pavarësia #joebiden #usa #serbia #nato